Koalb: ‘Albanian Fashion Week’ është një projekt që do të prezantohet në fund të muajit mars në New York, sipas Mrika Krasniqit, organizatorja e këtij projekti.

Në projekt do të marrin pjesë shumë stilistë të njohur shqiptarë nga e gjithë bota, të cilët do të prezantojnë krijimet e tyre më të reja.

“Kjo do të jetë një ofertë  e shumëpritur nga stilistët shqiptarë të cilët do të mund të prezantohen në NYC , qytetin që nuk fle kurrë, në qytetin e modës dhe kulturës”, ka thënë Krasniqi, citon lajmi.net.

Ajo thekson se në Evropë janë  kontaktuar shumë stilistë, të cilët e kanë mirëpritur këtë projekt dhe janë në përgatitje të koleksioneve të tyre.

Mrika Krasniqi CEO, Albanian Fashion Agency (Foto nga Jehona Abrashi)

Gjithsej do të mund të prezantohen të paktën 600 veshje të ndryshme të punuara nga 20 stilistë  shqiptarë. Këto linja veshjesh, do të prezantohen për shitje përpara blerësve të cilat janë ftuar në këtë ngjarje, duke krijuar mundësi bashkëpunimi në ketë fushë dhe përmes shitjeve e shkëmbimit të përvojave.

Sipas Krasniqit, për këtë eveniment janë angazhuar disa prej modeleve të njohura të New Yorkut  dhe më gjerë.

Realizuese e një sërë dokumentarësh e veprash me një rezultante suksesi dhe me shume çmime ndërkombëtare , Mrika Krasniqi është  ideatore dhe organizatore e Albanian Week Film Festival në New York. Artistja e njohur ka kompaninë e saj të produksionit  “Nil Production”  me seli në Prishtinë dhe SHBA. / Koalb

Koalb: Java shqiptare e modës, në mars në New York

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *