28 Dhjetor 2015, Zëri

Albanian Fashion Week është një projekt qe do të prezantohet në fund të muajit mars 2016 në New York, bën të ditur për Zërin, Mrika Krasniqi, organizatorja e këtij projekti.

Në këtë projekt do të marrin pjesë shumë disajnerë të njohur shqiptar nga e gjithë bota, të cilët do ti prezantojnë kreacionet e tyre më të reja.

“Kjo do të jetë një ofertë  e shumëpritur nga te gjithë disajnerët shqiptar të cilët kanë fare pak mundësi të prezantojnë punën e tyre kreative në fushën e dizajnit dhe modës në përgjithësi. Duke e pasur parasysh këtë fakt, agjencia jonë do të bëjë për herë të parë organizimin e këtij eventi kaq të madh në NYC , në qytetin që nuk fle kurrë, në qytetin e modës dhe kulturës”, tha Krasniqi.

Image

Ajo shton se “Agjentët tonë në Europë tanimë kanë kontaktuar shumë prej këtyre dizajnerëve, të cilët e kanë mirëpritur këtë projekt dhe janë në përgatitje të koleksioneve të tyre.”

Disa prej tyre do të prezantojnë me nga 20 kreacione dhe disa me 40 të tilla, që gjithsej kemi paraparë që të prezantohen rreth 600 veshje të ndryshme kreacione këto të punuar nga 20 disenjator shqiptarë. Këto linja veshjesh, do ti prezantojmë për shitje përpara blerësve të cilat i kemi ftuar enkas për këtë event, në mënyrë që kështu të krijojmë bashkëpunime në ketë fushë dhe të krijojmë mundësi bashkëpunimi, përmes shitjeve e shkëmbimeve të përvojave, thotë më tej Krasniqi.

Sipas Krasniqit, për këtë event janë angazhuar disa prej modeleve shumë të njohura të New York-ut dhe më gjerë, të cilat do të prezantohen në vazhdim.

Tashmë modelet janë kontraktuar për të prezantuar edicionin e parë të Albanian Fashion Show.

“Misioni jonë është që të krijojmë një event në të cilin do te kenë mundësi  të prezantojnë kreacionet e tyre të gjithë dizejnatorët shqiptar dhe të kenë mundësi dhe qasje në tregun e gjerë botërorë të modës”, u shpreh ndër tjerash Krasniqi./ZËRI

Burimi: Gazeta Zëri

http://zeri.info/kultura/69532/se-shpejti-ne-new-york-albanian-fashion-week/

Gazeta Zëri: Së shpejti në New York, Albanian Fashion Week
Tagged on:                     

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *